leoni

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Hyrje në pranverë

(Kushtuar demonstratave të vitit 1981)

pranë dritares sy hapur
nga maja e pemës
u ngritën zogjtë në fluturim
me krihet e butë
borën shkunden
pranvera po vjen
ma në fund
edhe në qytetin tim

po
po vjen marsi i trëndafilave
afshi i ngrohtë tokën puthiti
një lirikë
për bisqet e pemës
po ndihet frymëmarrja e blerimit
ngrohtësi e stinës ripërtëritëse
stinë e lulëkuqeve
të marsit të parë

Prishtinë kujto me dashuri
kujto
stinën e trëndafilave të kuq lirie

Prishtinë ata ishin të rinj
si trëndafilat
që ranë në pranverën e lavdishme të vitit 1981

Mars, 2017

Kontrolloni gjithashtu

Mr. Eroll Sejdiu: Të shkruajmë shqip

Prof.mr. EROLL SEJDIU: STANDARDI I SHQIPES

Shqipja standarde është varianti i njësuar dhe i kodifikuar i gjuhës shqipe që përdoret sot …