Ironi smirëzezë!
(të vjen për të vjellë)…
Po, e “saktë!”:
Pushtuesi gjakatar Serb, të gjithë të burgosurit politik shqiptarë, madje edha ata që nuk ishin të burgosur politik por që ishin të burgosur shqiptarë, me rastin e arrestimit të tyre, pra kur i burgoste edhe i “armatoste” shqiptarët e burgosur me nga një Kallashnikov!
Po Si!
Madje ju thoshin të burgosurve shqiptarë; kujdes, jeni në burgjet e Serbisë këtu, hani pini, kujdes me kallashnikovët, kur të shtini se po vrisni vet-veten tuaj! Edhe nëse e vrisni ndonjë gardian Serb nuk ka problem, ne për këtë ju kemi burgosur dhe “armatosur!” këtu, veç mos harroni kujdes vet-veten tuaj!
Madje pushtuesi gjakatar Serb shtonte se, edhe kur t’ju harxhohet municioni, na njoftoni që të ju furnizojmë me ta. Prandaj është e “saktë”, të gjithë të burgosurit shqiptarë në Dubravë, së pari i kishte armatosur pushtuesi Serb, pastaj ju kishin thënë: “Nëse jeni të gatshëm, që tani ne të luftojmë mes vete, mos harroni na tregoni kur t’ju harxhohet municione në mënyrë që shteti serb t’ju furnizoj me municion!”…
O tempora! O mores!, do thoshin Latinët e vjetër, o shtet lavire i thonë shqip!
Mars, 2026
Mehmet Bislimi
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
