Brickos

Mehmet Bislimi: Kohë e pakohë


kohë dimri


 


bora që nuk po bie


 


në vaktin e vet


 


banalitet anakronik


 


 


kohë vere


 


shiu që harron tokën e vet


 


bari që thahet për një pikë uji


 


ndëshkim modern


 


të dobëtit që i sundon ligji i huaj


 


 


gjithë ky zhvillim shkencor


 


qiellin hallakatin me zbulimin e galaktikave të reja


 


shpresë e njerëzimit për të gjetur shpëtimin e premtuar


 


vetëtinë e nuk na vret rrufeja


 


këtu e pesëqind milion vite më vonë


 


ushqehemi me të arriturat e shkencës


 


botë fantastike


 


që të sotmen vret me helm e barot


 


me peshën e atomit


 


me ngjyrën e gjakut


 


me kripën e lotit


 


planeti mars


 


shpëtimi i popullit tokësorë 


 


 


skelete të shkapërderdhura gjithandej


 


mbi dhe mbetur


 


të vrarë


 


djegur e therur


 


kjo botë moderne


 


të ardhmen premton


 


premtim i tretur


 


për ta zhvendosur vëmendjen jashtë galaktikës sonë


 


atje ku mund të arrijmë


 


pesëqind milion vite më vonë


 


ku njerëzia shpëtimin do gjejnë


 


kokën do ta mbështesin mbi yllin polarë


 


gjumin rehat do bëjnë


 


do bëjnë pallë


 


që nga tani të pambrojturi po i therorizojnë 


 


 


 


bora që nuk po ngrin në kohën e vet


 


moti i thatë që shi nuk po sjell


 


rrufeja që ku duhet nuk po godet


 


zoti nga trishtimi i të pabërave të njerëzve


 


askënd nuk po vret


 


lulja me buzët e plasaritura


 


në vend të aromës


 


tym e flakë po nxjerr


 


 


uroj që më në fund të shfaqet zoti


 


më tha miku im


 


të na dëshmojë ekzistencën e tij


 


për faktin se si lejon


 


që injoranca të çmohet si mençuri


 


makutëria si virtyt


 


grabitja si zotësi


 


cubnia si trimëri


 


anarkia si rregull


 


tirania si rend


 


imoraliteti si normë


 


pabesia si shkathtësi


 


hipokrizia si çiltërsi


 


mes hamendjes së ekzistimit të tij


 


e paça gabim


amen


 


 Mars, 2015


 


 


 


 


 


 


 


 


 


Mehmet Bislimi: I madhi Harrison


 


 


… “Unë e dua vendin tuaj me gjithë zemrën time.


Unë kurrë nuk kam dashur një popull tjetër sa shqiptarët


Kur unë të vdes, dua të varrosem në tokën time të dashurisë, në Kosovë.


Kështu shpirti im do jetë përgjithmonë i lirë në vendin tuaj” – ka shkruar Harrison.


 


 


 


I madhi John Harrison


 


ti e do Kosovën kaq shumë


 


i do shqiptarët


 


ti popullit tim


 


ia shërove plagët


 


ti e do Kosovën


 


ty të duan shqiptarët


 


 


 


ti qielli i lirisë je


 


biri liridashës i Anglisë mike


 


ti simbol i lirisë


 


ti zemër çelik-e


 


i madhi Harrison


 


Kosova aq shumë të do


 


 


 


i madh e njerëzor


 


si dielli në sofrën tonë


 


Kosova të do me shpirt e zemër


 


të do si bijtë e vet


 


biri ynë i përjetshëm


 


i respektuar për jetë


 


 


 


Harrison


 


je më i fortë se guri


 


më i fortë se shkëmbi


 


Kosova për ty nuk do të hap varr


 


Kosova ty do të mbajë përherë


 


në gjirin e saj valë


 


Harrison


 


ti je biri i saj


 


 


 


miq dhe liridashës të botës së lirë


 


Françesko Bider


 


Pjer Arno Pajar


 


Murad Muhamed Ali


 


Roland Bartesko


 


Kosova përjetësisht do t’ju mbajë në gji


 


në qiellin e saj të përflakur


 


së bashku me emrat tuaj


 


ne


 


kemi shënuar fjalën tonë të shtrenjtë


 


LIRI


 


një shkronjë për miqtë


 


një shkronjë për TY


 


 


 


Harrison


 


simbol i dashurisë njerëzore


 


jeta po të thërret në Prishtinë


 


në zemër të kemi prore


 


eja të vallëzojmë së bashku


 


dorë për dore


 


ti dora e bardhë njerëzore


 


që fidanët e lirisë mbolle


 


edhe në këto troje


 


 


 


Harrison


 


Kosova të do përjetësisht


 


i do të gjithë liridashësit e këtij globi


 


i do të gjithë miqtë


 


 


 


Shkurt, 2015


 


 

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …