Mehmeti: Është shqetësuese rritja e përqindjes së kredive familjare

Eksperti i ekonomisë dhe sistemit bankar, Fehmi Mehmeti ka thënë se është shqetësuese rritja e përqindjes së kredive familjare. Ai ka shtuar më tutje se gjendja e rëndë pas inflacionit tregon se familjet në Kosovë janë duke pasur vështirësi me kaluar nga muaji në muaj me pagat të cilat i kanë. Njohësi i fushës së ekonomisë, Fehmi Mehmeti ka thënë se parashikimet për rritjen ekonomike 3.9 për qind është e pamjaftueshme për të adresuar sfidat që i ka Kosova, e që janë papunësia dhe deficiti i lartë tregtar. “Ka qenë një momentum i mirë pas pandemisë që kjo pakoja e ringjalljes ekonomike në vend që përmes asaj pakoje të shkohet dhe të punohet më shumë në drejtim të asaj që të subvencionohet, të përkrahet, të shtyhet përpara që të kemi sa më shumë prodhim në vend për të përmbushur nevojat e Kosovës që ka për produkte e ndryshme. Kjo do të ndikonte në masë të madhe në ndërrimin e strukturës së ekonomisë së vendit, në favor të ndërmarrjeve prodhuese” ka thënë për Ekonomia Online, Eksperti i ekonomisë dhe sistemit bankar, Fehmi Mehmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …