Mehmeti: Shtimi i forcave ushtarake dhe xhandarmërisë duhet të pakësohet

Mehmeti: Shtimi i forcave ushtarake dhe xhandarmërisë duhet të pakësohet

Xhelal Mehmeti nënkryetari i Komunës së Preshevës , ka akuzuar forcat serbe të sigurisë për krijimin e situatave të pasigurta për banorët e kësaj komune, që gjendet në kufrin me Maqedoninë. Mehmeti ka kërkuar largimin e forcave të tepërta dhe kufizimin e lëvizjeve të tyre, në mënyrë që të mos krijohet panik tek qytetarët.“Shtimi i forcave ushtarake dhe xhandarmërisë duhet të pakësohet. Nuk po them të largohen tërësisht, por nuk është e nevojshme të jetë një numër kaq i madh”, ka thënë Mehmeti për televizionin publik.Që nga përfundimi i luftës së armatosur në Luginën e Preshevës, në vitin 2001, ky rajon është mbingarkuar me prezencë të policisë, ushtrisë, dhe xhandarmërisë serbe.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi kritikon qasjen e Glauk Konjufcës: Shkëputje nga morali dhe retorika e VV-së

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Dr. Fitim Selimi, ka komentuar intervistën e fundit …