Melihate Tërmkolli: Krejt cka po bën qeveria është veç ”Biznes Covid’19”, turp i madh!

Melihate Tërmkolli, ka kritikuar përfaqësuesit e shtetit, pasi në Ditën e Pavarësisë dolën me heronjtë partiakë

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar përfaqësuesit e shtetit, pasi në Ditën e Pavarësisë dolën me heronjtë e tyre. Ajo ka thënë se nuk priten ditë të mira për vendin, derisa partitë i kanë heronjtë e tyre dhe përjashtojnë tjerët. Është marrëzi që të mohohet presidenti Rugova, themeluesit të shtetit të pavarur dhe Adem Jashari e UÇK-ja dhe Hashim Thaçi. Përfaqësuesit më të lartë të shtetit tonë, Ditën e Pavarësisë, në Kuvend, secili doli me heronjtë “e vet”! Nuk priten ditë të mira për një vend në të cilin secila parti politike ka heronjtë e vet, përjashtues me njëri tjetrin. Është marrëzi politike e kombëtare mohimi i presidentit Rugova, themeluesit të shtetit të pavarur dhe Adem Jasharit e UÇK- së, në cilëndo ngjarje kombëtare ndërsa në datën e shpalljes së pavarësisë është i patejkalueshëm edhe Hashim Thaçi! Kështu thotë logjika dhe vetëdija shtetërore kombëtare. Ata që guxojnë t’i mohojnë, t’i partizojnë e t’i personalizojnë, janë veç adoleshentë të rrezikshëm të politikës të cilët nuk meritojnë t’i mbajnë pozitat që kanë!”, ka shkruar Tërmkolli.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

PDK i jep goditjen finale Kurtit: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se PDK nuk do të marrë …