Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Albin Kurti, nëse mendon që populli është me ty hajde shkojmë në zgjedhje, nesër se pasnesër është vonë

I pari i opozitarëve në vend, Memli Krasniqi ka ftuar kryeministrin Kurti që të dalin në zgjedhje. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës e ftoi Kurtin që të rikthehen te qytetarët dhe të maten. Ai tutje ka thënë se ata nuk e kanë votuar që ta prish drejtimin në të cilin kanë investuar gjenerata e gjenerata. ”Albin Kurti, nëse mendon që populli është me ty hajde shkojmë në zgjedhje, nesër, pasnesër është vonë – hajde matum zotëri. Ty nuk të kanë votu njerëzit për me iu prish krejt drejtimin që kanë investu gjenerata e gjenerata që është orientimi euro-perëndimor, për njerëzit që iu ke premtu diçka e ju ke sjellë diçka krejt tjetër“, ka thënë kryetari Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Siguria e Kosovës nën hijen e spiunazhit: Heshtja institucionale thellon dyshimet

Rasti i arrestimit të një piloti kroat dhe të dashurës së tij serbe nga Mitrovica …