Memli Krasniqi: Amaneti i tyre jeton në rrugën tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka bërë homazhe pranë varreve të heronjve të kombit, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, në përvjetorin e rënies së tyre. Krasniqi theksoi se ky nderim nuk është vetëm një akt ceremonial, por një rikonfirmim i përkushtimit për të vazhduar idealet e tyre për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të zhvilluar. “Tek varret e dy heronjve tanë, Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, jo për të vendosur vetëm lule, por për të rikonfirmuar se amaneti i tyre jeton – në kujtesën tonë, në veprën tonë dhe në rrugën që ndjekim,” ka shkruar Krasniqi. Ai shtoi se edhe pas 36 vjetësh, idealet e tyre mbeten të gjalla, pasi “fjala dhe pushka tek ata u bashkuan në emër të dashurisë për atdheun.”

Kontrolloni gjithashtu

Diplomaci simbolike pa mbështetje lobimi? Aktiviteti ndërkombëtar i Osmanit nën hijen e boshllëkut në Uashington

Në mungesë të lobimit zyrtar në SHBA, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtuar dukshëm …