Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Diplomatëve që merren me çështjen e Kosovës iu vjen keq se kush e përfaqëson vendin në aktivitetin diplomatik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar aktivitetin diplomatik të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Ai ka deklaruar se me deklaratat e komentet e saj  po e turpëron Kosovën.  Diplomatëve që merren me çështjen e Kosovës iu vjen keq kush e përfaqëson vendin, pasi është e vështirë me gjesh  fjalë për paaftësinë e saj dhe turpërimin që po na bën kudo ku  po shkon. Është e pabesueshme me kend do që flet prej diplomatëve ndërkombëtarë që e përcjellin Kosovën iu vjen keq për neve,  ajo na ka turpëruar.  ka thënë Krasniqi. Kryetari i PDK-së ka kritikuar Gërvallën edhe për qasjen ndaj Bashkimit Evropian kur ajo e quajti BE-në ”tigër prej letre“ në aspektin e sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dy aksione brenda 10 ditësh në Prizren: Arrestime dhe sekuestrime për vjedhje dhe keqpërdorime

Prokuroria e Prizrenit ka kryer brenda 10 ditëve dy aksione të ndryshme lidhur me vjedhje …