Memli Krasniqi: Duket se për Kurtin, Albulena Haxhiu ka më tepër rëndësi se rreth 1 milion qytetarë

Pas dështimit të radhës së seancës së Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, më shumë ka rëndësi Albulena Haxhiu se sa të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai ka theksuar më tutje se situata aktuale është fatkeqësi institucionale duke shtuar se kryeministri Kurti po vazhdon të mbajë peng Kuvendin e Kosovës. “Duket se për Kurtin, Albulena Haxhiu ka më tepër rëndësi se rreth 1 milion qytetarë”, ka theksuar mes tjerash kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Enkel Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku …