Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi: Fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar rezultatin si fitore të qytetarëve dhe të demokracisë. Krasniqi ka theksuar se votat e marra në mbarë vendin konfirmojnë besimin e qytetarëve në modelin e qeverisjes lokale që përfaqëson PDK-ja. “Faleminderit Kosovë! Fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen. Faleminderit për çdo votë anekënd vendit, me të cilën qytetarët u përcaktuan për modelin më të mirë të qeverisjes lokale – atë të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi. Ai ka paralajmëruar se PDK do të vazhdojë me përkushtim dhe energji të re drejt rikonfirmimit të fitores në komunat që shkojnë në balotazh, duke theksuar se angazhimi i partisë do të mbetet në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit. “Vazhdojmë me përkushtim dhe besim drejt rikonfirmimit të fitoreve në çdo komunë ku jemi në balotazh. Kosova meriton më mirë!”, përfundoi Krasniqi.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: 39.07% pjesëmarrje në zgjedhjet lokale – mbi 790 mijë qytetarë votuan në mbarë Kosovën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se 791 mijë e 123 qytetarë, apo 39.07 për …