Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po mbahen padrejtësisht në burgun e Gjykatës Speciale

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi beson se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po mbahen padrejtësisht në burgun e Gjykatës Speciale dhe së paku duhet t’u jepet mundësia të mbrohen në liri. Unë kam kontaktuar në mënyrë sporadike me z. Veseli dhe me z. Thaçi pasi që kam marrë përgjegjësinë e kryetarit të PDK-së. Më herët kam komunikuar më shpesh, dëgjohemi me ta herë pas here sepse ju duhet të konsideroni edhe diçka, përtej që kam bashkëpunuar me ta dhe kam qenë nënkryetar i të dyve, unë kam edhe raporte miqësore dhe personale me ta, andaj mungesën e tyre e ndiej edhe në aspektin emocional dhe personal përtej atij vetëm politik dhe normalisht që pres me padurim që të shkoj t’i vizitoj në Hagë.  Duhej të isha në vizitë te ta në fillim të dhjetorit, por për shkak që pati raste të virusi edhe  brenda burgut, u anulua, mirëpo  ende qëndron në fuqi e drejta  vetëm e ekipit mbrojtës dhe familjes së ngushtë që t’i vizitojë por realisht mungesën e tyre e kemi edhe në kuptimin emocional dhe personal”, shtoi Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, që udhëheq Aleancën Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti ka …