Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, ka ripërsëritur qëndrimin e tij të prerë kundër çdo mundësie të koalicionit me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit, duke vënë në pah se pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje, ka dalë e para, ajo nuk ka realizuar objektivat e shpallura nga kryetari i saj, Albin Kurti. “Mos të harrojmë që megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje ka një numër shumë të vogël të votave. Zoti Kurti ka kërkuar referendum dhe 500 mijë vota, por nuk i ka arritur ato dhe referendumi ka dështuar. Se referendumi duhet me i pas 50 plus 1,” tha Memli Krasniqi. Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij të prerë kundër çdo mundësie të një koalicioni me Vetëvendosjen.  Edhe Bedri Hamza e ka bërë të qartë: nuk bëjmë koalicion me partinë e  dhe këtë pyetje s’ka nevojë me na bo, sepse s’do ta bëjmë në asnjë mënyrë.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …