Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Kërkova veprime të përgjegjshme politike për ruajtjen e sovranitetit të vendit dhe koordinim me partnerët tanë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit. Ai  tha se në këtë takim ka përsëritur qëndrimin e PDK-së se kjo situatë kërkon veprime të përgjegjshme politike dhe koordinim të ngushtë me partnerët tanë kryesorë ndërkombëtar, për të siguruar ruajtjen e sovranitetit dhe shtetësinë në çdo centimetër të Republikës së Kosovës. Nga ky takim nuk doli shumë i sigurt që Kryeministri dhe Qeveria janë duke ditur të dalin suksesshëm nga kjo rrugë, duke ruajtur tërësinë e Kosovës dhe funksionimin e shtetit. Mendoj që sot e kemi një situatë të re e cila ka mundur të shmanget. Papjekuria në disa veprime dhe mungesa e koordinimit të duhur me aleatët kryesorë të Kosovës duket se ka sjellë një momentum që ka mundur të shmanget. Sidoqoftë, ne jemi këtu ku jemi dhe është përgjegjësi e Qeverisë para së gjithash. Por është obligim i të gjithëve që Kosovën ta vendosim si prioritet para çfarëdo lloj konsiderate tjetër politike, partiake që mund ta kemi”, tha Krasniqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill dëshmitar pro Hashim Thaçit në Hagë

Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Kosovën, Christopher Hill, do të jetë një …