Memli Krasniqi: Kosova po kalon nëpër një tragjedi ku për shtatë ditë kanë vdekur 85 qytetarë nga Covid-19

Memli Krasniqi: Kosova po kalon nëpër një tragjedi ku për shtatë ditë kanë vdekur 85 qytetarë nga Covid-19

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se vendi po kalon nëpër një tragjedi ku për shtatë ditët e fundit kanë vdekur 85 qytetarë në betejë me Covid-19, prej të cilëve 18 vetëm të enjten, ndërsa numri i rasteve aktive të të infektuarve ka arritur shifrën prej rreth 25 mijë. Lideri i opozitës ka thënë se kjo gjendje alarmante ka ardhur si pasojë e menaxhimit të dobët të Qeverisë me pandeminë. Krasniqi ka kërkuar urgjentisht që Qeveria të dalë me një plan të ri menaxhimi me shtim të kapaciteteve. “Çdo ditë neglizhence e mëtejshme do të na kushtojë me më shumë jetë të qytetarëve që me kujdes e menaxhim efikas mund të shpëtohen. Qeveria nuk mund ta aktrojë edhe më tej normalitetin në këtë kohë jonormale”, tha kreu i PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” bubullin në Hagë, motoristët shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Katër ditë pas nisjes nga trojet shqiptare, zhurma e motorëve me mbishkrimin “Liria ka emër” …