Memli Krasniqi mirëpret deklaratën e Trump-it, nëse s’kemi institucione, pozicioni i Kosovës rrezikohet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur “të mirëseardhur” deklarimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për rikthimin në skenën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në një prononcim për media, Krasniqi tha se fakti që Trump e përmendi Kosovën si një çështje me prioritet është pozitiv, pavarësisht sfidave globale si lufta në Lindjen e Mesme apo agresioni rus në Ukrainë. Megjithatë, ai paralajmëroi se pozicioni i Kosovës mund të dëmtohet rëndë nëse vendi vazhdon të mbetet në bllokadë institucionale. “Për shkak të kryeneçësisë së Kurtit, Kosova mund të mos jetë e gatshme të përgjigjet nëse vjen ndonjë kërkesë nga SHBA për një qasje të re në dialog”, tha Krasniqi. Ai theksoi se konsolidimi i institucioneve është urgjent, në mënyrë që Kosova të mos humbasë mbështetjen ndërkombëtare në një moment kyç.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …