leoni

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi paralajmëron bashkëqeverisje PDK–LDK në nivel kombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dhënë sinjal të qartë për një aleancë të mundshme politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës, edhe në nivel kombëtar, duke e lënë pas dorës rivalitetin tradicional mes dy subjekteve kryesore të vendit. Në tubimin e përbashkët në Prizren, ku PDK dhe LDK garojnë me kandidatin e përbashkët Shaqir Totaj, Krasniqi u shfaq përkrah edhe kryetarit të degës së LDK-së, Driton Selmanaj, të cilin e përgëzoi për arritjen e marrëveshjes bashkëpunuese. “Desha ta përgëzoj Shaqën dhe Dritonin, por edhe partnerët e tjerë të koalicionit për këtë bashkëpunim dhe besim për të mirën e qytetarëve. E unë po ju them sonte ngreheni këmbën zhag edhe për qeverinë e ardhshme në nivel të vendit,” deklaroi Krasniqi, duke e kthyer fjalimin në një mesazh të qartë politik. Ky paralajmërim u interpretua gjerësisht si një sinjal për zgjerimin e bashkëpunimit PDK–LDK përtej nivelit lokal, në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ndërkohë, zhvillimet kanë shkaktuar reagime brenda skenës politike, me Lëvizjen Vetëvendosje që, sipas burimeve, po e sheh këtë afrimitet si një rreshtim të hapur kundër saj. Kryeministri Albin Kurti, në një vizitë në Prizren, u përgjigj me retorikë të ashpër, duke e cilësuar këtë partneritet si “bashkim të vjetër interesash nën petkun e rinovimit politik”.

Kontrolloni gjithashtu

Safet Gërxhaliu: Buxheti i shtetit është shndërruar në pronë private të partisë në pushtet

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka kritikuar ashpër ndarjen e 100 eurove …