Memli Krasniqi pas takimit me Kaja Kallas: Të hiqen sa më parë masat ndaj Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u takua me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, gjatë vizitës së saj në Kosovë. Në takim u diskutua për zhvillimet politike dhe nevojën për stabilitet institucional në funksion të integrimit evropian të vendit. Krasniqi tha se e ka informuar Kallasin për gatishmërinë e PDK-së për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike dhe për të mbrojtur interesin qytetar e shtetëror. Ai kërkoi nga përfaqësuesja e BE-së heqjen sa më të shpejtë të masave ndëshkuese ndaj Kosovës. “Ky do të ishte një hap konkret drejt së ardhmes evropiane të Kosovës,” tha ai. Krasniqi theksoi përkushtimin e PDK-së ndaj vlerave perëndimore dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Rufki Suma

Rufki Suma: Fitër Bajrami na udhëheq drejt humanizmit dhe solidaritetit

Deputeti i Kuvendit te Kosoves, Rufki Suma ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e …