Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi kërkon që më një darkordim të gjitha partive politike vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve

Memli Krasniqi: Presidentja Vjosa Osmani do të duhej t’i mblidhte përfaqësuesit e partive politike

Duke folur për situatën e krijuar në vend pas dështimeve të shumta e të vazhdueshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se presidentja Vjosa Osmani do të duhej t’i mblidhte përfaqësuesit e partive politike në një tryezë për të gjetur një rrugëdalje nga kriza institucionale. “Ne s’kemi as kryeministër legjitim, s’kemi as kryetar Kuvendi, e kemi vetëm presidenten që është në mandatin e saj. Në këtë krizë, po besoj që presidentja mund të marrë një rol, të paktën ndoshta për ta organizuar atë tryezë që e kemi hamendësuar edhe ne. Partia Demokratike e Kosovës, ju e dini që në çfarëdo takimi për zhbllokimin e situatës do të marrë pjesë” ka theksuar kryetari i këtij subjekti politik, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria

Fituese e zgjedhjeve të 11 Majit në Shqipëri pritet të jetë Partia Socialiste

Sot nga ora 7.00 e mëngjesit deri në ora 19.00 të mbrëmjes, në Shqipëri janë …