leoni

Memli Krasniqi, priti sot në një takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak

Memli Krasniqi, priti sot në një takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak

Kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Ai ka shkruar se Lajçaku e ka njoftuar për zhvillimet në dialog, ndërsa e ka përsëritur qëndrimin e PDK-së se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke. Zotëri Lajçaku më informoi rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave të mëtutjeshëm që pritet të ndërmerren. Atë e njoftova me qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut, i cili duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në pritje të Komisionit Evropian: Çfarë do të përfshijë raporti për Kosovën?

Komisioni Evropian pritet të publikojë më 29 tetor paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportin e …