Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së: Synojmë ta rikthejmë partinë në krye të vendit

Memli Krasniqi është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në Konventën e 11-të të Përgjithshme të kësaj partie, e mbajtur sot më 21 qershor 2025. Në fjalimin para delegatëve, Krasniqi falënderoi për besimin dhe mbështetjen, duke e cilësuar rizgjedhjen si nderin dhe përgjegjësinë më të madhe të jetës së tij politike. “Faleminderit shumë për besimin. Kur jam bashkuar për herë të parë në PDK në pranverën e vitit 2004, nuk kam ëndërruar e as kam pasur ambicie të jem kryetar i partisë së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit,” u shpreh ai. Krasniqi u zotua për përkushtim të plotë ndaj qëllimit për rikthimin e PDK-së si forca kryesore politike në vend. “Krejt çka di dhe krejt çka mundem do ta bëj për ta rikthyer Partinë Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin – si partinë më të madhe dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës,” deklaroi lideri i rizgjedhur.

Kontrolloni gjithashtu

Nait Hasani: Koalicion me VV-në vetëm nëse merr hapa konkret për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se është i gatshëm të …