Memli Krasniqi takon Prattipatin: Thelbësore formimi i shpejtë i institucioneve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për situatën politike në vend. Krasniqi ka theksuar se formimi i institucioneve të reja është urgjent, pasi vonesat po krijojnë pasiguri dhe po dëmtojnë funksionimin e shtetit. Ai ka përsëritur përkushtimin e PDK-së për stabilitet institucional dhe thellimin e partneritetit me SHBA-në dhe aleatët perëndimorë. Takimi vjen në kohën kur vendi po kalon një krizë të gjatë politike, me institucionet ende të paformuara pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …