Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Vetëvendosja po sharron edhe më tej në shkelje kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër pas shpalljes së Kuvendit të Kosovës si të konstituar, edhe pse nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb. Ai e cilësoi këtë veprim si “përtej talljes me shtetin” dhe një rrezik serioz për rendin kushtetues. “Qytetarët po e shohin dhe nuk do ta harrojnë. Përtej talljes me shtetin është bërë edhe e rrezikshme. E kanë kthyer Kuvendin në Big Brother, për të parë kush eliminohet e kush humb. Kjo s’ka ndodhur asnjëherë, ka mungesë totale të përgjegjësisë dhe shpërfillje të rendit kushtetues”, tha Krasniqi. Ai shtoi se shumica parlamentare “po sharron edhe më tej në shkelje kushtetuese”, duke paralajmëruar pasoja politike e institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Krizë energjetike në prag: KESCO pranon pamundësinë për të mbuluar kërkesën, rrezik për reduktime të energjisë

Sistemi elektroenergjetik i Kosovës po përballet me një situatë alarmante dimërore, ku rritja drastike e …