Memorandum Mirëkuptimi në mes të Shell-Kosova dhe komunës së Deçanit

Komuna e Deçanit  dhe Shell Kosova kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për përkrahjen e fermerëve të Komunës së Deçanit. Qëllimi i këtij memorandumi është përkrahja e fermerëve në forma të ndryshme për t’i kryer punët sa më mirë dhe sa më lehtë, që është e mundur, po ashtu edhe për t’i motivuar përmes ndihmave dhe subvencioneve, që sa më shumë të punohet toka dhe të zbutet papunësia. Kompania Shell Kosova për të gjithë fermerët e komunës së Deçanit, që janë në regjistrat e Drejtorisë për Bujqësi nga fitimi i vetë, që realizon gjatë shitjes do të ofrojë zbritje të çmimit të derivateve të naftës 5 cent për litër. Ky Memorandum Mirëkuptimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit nga palët dhe është i zbatueshëm për stinët pranverë, verë dhe vjeshtë. Më këtë  rast kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, falënderoi Hamdi Kelmendi-Drejtor i Shitjes në Kompaninë “Shell Kosova”, për këtë mundësi për fermerët e komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …