U mbajt Akademi Përkujtimore për nderë të ditës së Dëshmorëve të Kombit në Komunën e Rahovecit

Në Parkun e Qytetit të Rahovecit, është mbajtur Akademi Përkujtimore për nderë të Ditës së Dëshmorëve të Kombit në Komunën e Rahovecit. Në këtë akademi ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtor, i cili edhe e ka mbajtur një fjalë rasti, ku çmoj lartë veprën dhe sakrificën e dëshmorëve ku nderimi dhe lavdia ju takon dëshmorëve dhe të rënëve për liri, ndërsa të tjerëve ju takon puna e përkushtimi për jetësimin e idealit të tyre. Pjesëmarrës tjerë të kësaj akademie kanë qenë edhe familjar të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të UÇK-ës, pjesëtar të FSK-ës, përfaqësues të partive politike dhe mysafirë të shumtë. Fjalë rasti ka pasur edhe profesor Sabahudin Cena, i cili nderoi lartë veprën e Dëshmorëve të Kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …