leoni

Mergim Lushtaku akuzon VV-në për manipulime në Mitrovicë: “Treni bullgar tash duhet quajtur treni i Kurtit”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas raportimeve për dyshime mbi parregullsi në procesin e numërimit të votave në Mitrovicë, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për manipulime zgjedhore. Në një reagim publik, Lushtaku përdori tone ironike duke thënë se “Lëvizja që po e fundos Kosovën paska vjedhur me të madhe në Mitrovicë”, duke iu referuar partisë në pushtet. “Propozoj që i ashtuquajturi ‘Treni Bullgar’ tash e tutje të quhet ‘Treni i Kurtit’. Uroj dhe shpresoj që organet e sigurisë ta zbardhin këtë hajni të sofistikuar,” shkroi ai. Reagimi i Lushtakut vjen pas ndërhyrjes së Policisë dhe Prokurorisë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë, ku po hetohen dyshimet për mospërputhje të disa fletëvotimeve me kutitë përkatëse. Deri më tani, institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtare për hetimet në zhvillim.

Kontrolloni gjithashtu

Universiteti Shtetëror i Sam Houstonit në ShBA themelon bursë për nder të Heroit të Kosovës, Bahri Fazliu

Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për veprën e Heroit të Kombit, Bahri Fazliu (Gzimi), në …