Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku; Jam krenar që jam Shqiptar, krenar që jam Mysliman, dhe krenar që jemi vëllezër me të krishterët, në tolerancë e harmoni

Deputeti i PDK-së,  Mërgim Lushtaku, në një postim të  tij,  i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti për deklaratën e tij  se fetë erdhën e shkuan. Ai  thotë se është e kundërta e asaj që pretendon Kurti, duke shtuar se në historinë e kombit shqiptar sistemet politike, ideologjitë, partitë dhe liderët kanë ardhur dhe ikur, por jo dhe Islami, që është pjesë e pandashme e identitetit dhe kulturës së shumicës dërmuese të shqiptarëve islami me 93% të besimtarëve në Kosovë, ka mbetur një shtyllë e përhershme që i ka mbijetuar çdo sfide. Edhe Kurti dhe ideologjia që ai përfaqëson do të jenë një faqe e përkohshme në librin e historisë sonë, ndërsa Islami do të vazhdojë të mbetet i rrënjosur në zemrat e njerëzve, si frymëzim për moralin, drejtësinë dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë sonë”. Jam krenar që jam Shqiptar, krenar që jam Mysliman, dhe krenar që jemi vëllezër me të krishterët, duke ndarë një tolerancë dhe respekt që shumë popuj e dëshirojnë. Ky është një virtyt që na bën unikë dhe na mban të bashkuar si komb!”, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …