Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku duke komentuar vizitën e zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë në Hagë, ka thënë se partia në pushtet është duke i përmendur krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen nën pretendimet për krime luftë, vetëm për poenë politik. Dihet se ministrja Albulena Haxhiu i ka quajtur kriminel ish-kryetarin, Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarin, Kadri Veseli e tash do që t’i takojë. Duke pyetur se cila është arsyeja. Nëse ti mundohesh t’i harrosh me vetëdije këta njerëz tregon se e ke një inat politik dhe nuk mund ta tejkalosh atë inat politik dhe pastaj kërkon në këtë rast nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli që t’i pranosh në zyre. Mërgim Lushtaku saktësoi se që nga ardhja në pushtet Qeveria Kurti asnjëherë nuk ka marr asnjë vendim për të përmirësua imazhin ndaj e krerëve të luftës së UÇK-së, që po akuzohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale.
