Mbi një orë duhet pritur për të hyrë në Kosovë në pikën e kalimit kufitar “Dheu i Bardhë”

Mërgimtarët që po kthehen nga Kosova në vendet ku punojnë, edhe sot po presin në kolona të gjata në kufirin me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritje më të mëdha të mërgimtarëve që po largohen  nga Kosova  ka në pikën kufitare me Serbinë  në Merdar.  Sipas këtyre të dhënave zyrtare, atje qytetarët janë duke pritur deri në pesë  orë për të  të kaluar kufirin në dalje të Kosovës, ndërsa  kolona është e gjatë deri afër dy kilometra. Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikëkalimin kufitar  me Serbinë te Dheu i Bardhë, ku mërgimtarët janë duke pritur deri në një orë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja kërkon zgjatje të afateve dhe parashikon thirrjen e deri në 25 dëshmitarëve

Në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbrojtja ka parashtruar se mund …