Mërgimtarët tanë që kanë qëndruar në pushimet e verës në vendlindjet e tyre, po të kthehen në vendet ku punojnë

Mërgimtarët shprehin preferenca politike para zgjedhjeve të 28 dhjetorit: PDK dhe LDK në fokus

Në prag të festave të fund vitit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, një numër i madh i mërgimtarëve kanë nisur të hyjnë në Kosovë, duke e shfrytëzuar qëndrimin e tyre edhe për pjesëmarrje në procesin zgjedhor. Në pikat kufitare, mërgimtarë të ardhur nga vende të ndryshme evropiane kanë shprehur qëndrime të ndryshme lidhur me zgjedhjet, ku një pjesë e tyre deklarojnë se ardhja në Kosovë lidhet drejtpërdrejt me votimin, ndërsa të tjerë kanë ardhur vetëm për vizita familjare dhe pushime. Sipas deklarimeve të tyre, një pjesë e konsiderueshme e mërgimtarëve shprehin mbështetje për PDK-në, dhe LDK-në, duke theksuar pakënaqësi me qeverisjen aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje. Kritikat kryesore lidhen me performancën qeverisëse, zhvillimin ekonomik dhe atë që ata e konsiderojnë përçarje në shoqëri. Disa prej tyre theksojnë se ndryshimi i pushtetit shihet si i domosdoshëm për stabilitet politik dhe social, duke shprehur pritshmëri që zgjedhjet të sjellin një qeverisje më përfshirëse dhe më bashkuese për qytetarët. Megjithatë, ka edhe mërgimtarë që deklarojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, duke theksuar se ardhja e tyre në Kosovë ka qenë vetëm për vizitë dhe pushime, pa angazhim politik. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor, ndërsa pjesëmarrja e mërgatës pritet të ketë ndikim të konsiderueshëm në rezultatin përfundimtar.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: TVSH zero për produktet bazike dhe barna

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar sot një video të …