Metju Miller: Veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës rrezikojnë mundësitë e krijuara me ndihmën e Amerikës

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Metju Miller, ka shprehur shqetësim për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se këto veprime rrezikojnë mundësitë, që vendi ka krijuar me mbështetje të ShBA-së. Në një konferencë për media, Miller theksoi se Amerika  ka qenë një partner i fuqishëm për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë në 2008, dhe ka inkurajuar qeverinë  të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët ndërkombëtarë, Amerikën, BE-në dhe NATO-n. Miller nuk ka spekuluar për veprime të mundshme ndaj kryeministrit Albin Kurti, por ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për të avancuar Kosovën në rrugën euro-atlantike dhe për të forcuar paqen dhe prosperitetin brenda vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …