Michael Doyle: U miratua pjesërisht kërkesa e Prokurorisë që të pranohen si prova deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve të vdekur

Zëdhënës i Gjykatës Speciale  në Hagë, Michael Doyle ka njoftuar  se në çështjen gjyqësore kundër: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Kranisiqit është miratuar pjesërisht kërkesa e Zyrës së Prokurorit që të pranohen si prova deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në çështje të tjera. Në konferencën për informimin javor, Doyle ka thënë se kjo kërkesë përfshinte edhe deklaratat e disa dëshmitarëve që tashmë kanë vdekur. Në të njëjtën çështje gjyqësore, më 15 dhjetor, trupi gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e prokurorisë për të pranuar si prova deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve, përfshirë të dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në çështje të tjera dhe më pas kanë vdekur. Zëdhënësi, Dojle ka thënë se ligji e përcakton se dëshmitë e dhëna në Tribunal dhe në gjykata të Kosovës mund të pranohen në gjykime.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …