leoni

Michael Martens: Kosova së shpejti mund të jetë anëtari më i ri i Këshillit të Evropës, pas largimit të Rusisë

Michael Martens: Kosova së shpejti mund të jetë anëtari më i ri i Këshillit të Evropës, pas largimit të Rusisë

Gazetari gjerman Michael Martens në një shkrim në gazetën Frankfurter Allgemaine Zeitung ka raportuar se Kosova së shpejti mund të jetë anëtari më i ri i Këshillit të Evropës. Ai thekson se Qeveria e Kosovës po planifikon të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pas zgjedhjeve në Francë, ndërsa kjo pastaj mund të çojë në pranimin e Kosovës në vitin 2023. Gazetari gjerman thekson se një fushatë e suksesshme e Beogradit kundër përfshirjes së Kosovës në Këshill të Evropës është më pak premtuese, ndryshe nga Kombet e Bashkuara, ku Rusia ka  fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit. Kjo mund të çojë në pranimin e Kosovës në vitin 2023. Perspektivat vlerësohen si të mira në kryeqytetin e Kosovës, sepse përjashtimi i Rusisë, do të thotë se aleati më i rëndësishëm i Serbisë ka dalë nga Këshilli i Evropës”, shkruan Frankfurter Allgemaine Zeitung.

Kontrolloni gjithashtu

Mentor Majaci jep dorëheqje nga Vetëvendosje, kërkon falje publike për mbështetësit

Aktivisti Mentor Majaci ka njoftuar dorëheqjen e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, duke kërkuar falje publike …