Mijëra qytetarë liridashës po bëjnë homazhe në Kompleksin memorial, në Gllogjan

Në fshatin Gllogjan po përkujtohet 26 vjetori i Ditës së Dëshmorëve të Dukagjinit dhe beteja e 24 marsit e vitit 1998 mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të shumta të Serbisë, të cilat u detyruan të largohen nga ky fshat. Për ta përkujtuar këtë betejë të lavdishme, që nga orët e hershme të mëngjesit, bashkëluftëtar të shumtë të dëshmorëve të kombit dhe mijëra qytetar liridashës po bëjnë homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan, ku po shfaqin respekt dhe mirënjohje për dëshmorët e kombit, trupat e të cilëve prehen në këtë kompleks përkujtimor. Në Kompleksin memorial në Gllogjan kanë ardhur edhe autoritete të larta të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza priti ambasadorin slloven, theksohet mbështetja euroatlantike dhe partneriteti bilateral

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në …