Në historinë e trazuar të Ballkanit, përkatësia fetare nuk ka qenë kurrë thjesht një çështje besimi individual, por një instrument gjeopolitik i fuqishëm. Për shqiptarët, përqafimi i Islamit luajti një rol vendimtar në ruajtjen e bërthamës etnike, duke parandaluar asimilimin nga projektet ekspansioniste sllavo-greke. Ky fakt, i mbështetur edhe nga historian Noel Malcolm, dëshmon se Islami shërbeu si një “karantinë kulturore” përballë asimilimit.
*Barriera Fetare dhe Mbrojtja e Demografisë.
Historiani i Oksfordit, Noel Malcolm, në veprën e tij “Kosova: Një Histori e Shkurtër “, e bënë një punë shumë të drejtë, punë që nuk e bënë akademitë e Shqipërisë dhe të Kosovës, duke ngritur në nivel shkencor argumentin se sikur shqiptarët të kishin mbetur tërësisht ortodoksë, ata do të ishin përthithur nga kishat serbe apo greke. Sistemi osman i “Miletit” e llogariste çdo ortodoks si grek apo serb; rrjedhimisht, Islami i dha shqiptarit një identitet të ri që e bëri të papajtueshëm me këto projekte sllavo-greke
Kjo “mburojë” ishte jetike për kompaktësinë demografike në viset tona më periferike. Në Sanxhakun e Nishit (para dëbimeve të vitit 1877) dhe në Çamëri, Feja Islame ishte muri që pengoi asimilimin e heshtur. Ndërsa shqiptarët ortodoksë në këto zona ishin nën presionin e vazhdueshëm të asimilimit gjuhësor dhe fetar nga kishat fqinje, shqiptarët muslimanë ruajtën një distancë sociale dhe kulturore që mbajti gjallë qenien e tyre etnike deri në momentet e dëbimeve të dhunshme. Pa këtë diferencim fetar, shqiptarët e këtyre zonave do të ishin shkrirë në serbë e grekë, shumë dekada para se të ndodhnin spastrimet etnike.
*Këtu është një përmbledhje e pikave kyçe:
Roli i hoxhallarëve i prirë nga Myderriz Ymer Prizreni, në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878) ishte vendimtar, jo vetëm në aspektin shpirtëror, por mbi të gjitha në atë politik, organizativ dhe ushtarak. Në një kohë kur identiteti kombëtar po piqej, ata shërbyen si ura lidhëse mes masave popullore dhe elitës intelektuale.
Në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit, hoxhallarët ishin ndër zërat më të fuqishëm kundër Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit.
*Rezistenca e liderëve (Ulemave) fetar nga Mulla Idriz Gjilani te UÇK-ja:
Ndryshe nga klerikët e popujve fqinjë që shërbyen si vegla të pansllavizmit, hoxhallarët shqiptarë u rreshtuan në ballë të mbrojtjes së kufijve etnikë. Një shembull brilant është Mulla Idriz Gjilani i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore, si udhëheqës i “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës Lindore”, duke fituar dy Beteja fyta-fytës kundër ushtrive serbosllave (Beteja e Kikës dhe Velegllavës )dëshmoi se për hoxhën shqiptar, mbrojtja e vatanit ishte detyrë fetare. Ai udhëhoqi luftën kundër forcave serbo-bullgare dhe partizanëve jugosllavë, duke e kuptuar se ideologjia sllavo-komuniste synonte zhbërjen e identitetit kombëtar.
Kjo traditë kulmoi edhe në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Faktet tregojnë se mbi 300 hoxhallarë iu bashkuan radhëve të UÇK-së si luftëtarë aktivë, dhe shembulli më heroik është Hoxhë Jonuz Zejnullahu nga fsh. Gjylekar i Vitisë, që hodhi në erë bunkerët dhe fortifikimet e ushtrisë serbosllave. Ndërkohë që Kisha Ortodokse Serbe bekonte kriminelët, hoxhallarët shqiptarë ranë dëshmorë me uniformën e UÇK-së, duke mbrojtur vatanin. Me gjithë respektin, është fakt i padiskutueshëm se asnjë klerik tjetër fetar (katolik apo ortodoks) i Shqipërisë Etnike,nuk iu bashkua luftës çlirimtare me armë në dorë, duke e bërë figurën e hoxhës një shtyllë të pathyeshme të rezistencës.
*Diferencimi Gjeopolitik: Islami e bëri shqiptarin të “huaj” për botën sllavo-greke, duke parandaluar shkrirjen kulturore.Ruajtja e gjuhës Shqipe në Xhami dhe Mejtepe, pavarësisht riteve, shqipja mbeti gjuha e gjallë e komunikimit.
*Feja Islame në trojet tona nuk ishte vetëm besim, por një kornizë që mbajti gjallë frymën e rezistencës. Ky faktor ishte vendimtar që shqiptarët të mbeteshin shqiptarë. Historia dëshmon se pa këtë barrierë, harta etnike e Shqipërisë do të ishte sot një kujtim i zbehtë në arkivat e fqinjëve.
Çdo formë apo akt kundër këtyre vlerave, është pjellë e qarqeve ruso-serbe, pavarësisht akterëve apo organizatave që e manifestojnë.
Prishtinë.
30 Janar 2026
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
