Milaim Sylejmani

Milaim Sylejmani: MËRGATA E DASHUR!

Pse sot kthimi është vendimi më i mençur?

Sot, rendi botëror po dridhet dhe ekuilibrat e vjetër po shpërbëhen. Për dekada, Evropa Perëndimore ishte ëndrra e shqiptarëve, por sot ajo ë!ndërr po përballet me një realitet të ri e të ftohtë. Ngritja e partive të djathta ekstreme, ksenofobia dhe një frymë e hapur urrejtjeje ndaj të huajve në vende si Gjermania, Franca Zvocrra e Austria, nuk janë më thjesht lajme, por një rrezik i drejtpërdrejtë për sigurinë dhe dinjitetin e mërgimtarëve tanë.
Në këtë mjegull gjeopolitike, kthimi në vendlindje nuk është më një thirrje nostalgjike, por një imperativ strategjik. Ja pse:
* Po remitencat!!!
Por totali llogaritur i taksave, qirasë, e sigurimeve që paguani në perëndim, është dhjetëra herë më i lartë,  se remitencat e dërguara në vendlindje?!
Në Perëndim, ju punoni kryesisht për shtetin. Ju dilni nga shtëpitë “një sahat pa lindë dielli”, e ktheheni të lodhur sa për tu rikuperuar për ditën vijuese,  duke pasur fare pak kohë për kafe me miq e shoqëri.  Me taksa që në të shumtën e rasteve kalojnë 40%të fitimit tuaj, kursimi është një angazhim i  përditshëm. Në Kosovë, tatimi në fitim prej vetëm 10% ju jep lirinë të rritni kapitalin tuaj dhe të shijoni frytet e djersës suaj. Ju mund të jeni një numër në sistemin gjerman, ose një motor ekonomik në vendin tuaj.
*Derisa në Evropë blerja e një banese kërkon kredi 30-vjeçare që ju mban “rob” të bankave, në Kosovë mundësia për të ndërtuar shtëpi apo blerë banesë është shumë më e lehtë dhe më e shpejtë. Me kursimet (nëse keni) e diasporës,  në Kosovë, thjesht blenë dhe bëhesh zot i shtëpisë, jo qiramarrës i përjetshëm!
*Shërbimet Publike!
Shpesh harrojmë se në Kosovë arsimi dhe shëndetësia bazë, mbeten gjerësisht pa pagesë apo me kosto minimale. Për një familje me fëmijë, kjo do të thotë mijëra euro më shumë në xhepin tuaj çdo vit, krahasuar me sigurimet marramendëse perëndimore, pra mund të keni kursime të heshtura (nga ato që paguani për sigurime)
*Mburoja demografike ndaj rrezikut Serb!
Një Kosovë që zbrazet është një Kosovë e rrezikuar. Pretendimet e Serbisë ndaj tokës sonë, janë të përhershme, ato nuk luftohen vetëm me diplomaci, zhvillim ekonomik, fuqizim të kapaciteteve ushtarake, por me popullim si faktor, si resurs bazë i një shteti. Çdo familje që kthehet, çdo fëmijë që rritet këtu, është një ushtar më shumë në frontin e sigurisë kombëtare.  Demografia është fati i një kombi!
*UÇK dhe Dëshmorët!
Shteti ynë nuk është një dhuratë. Ai është ndërtuar mbi sakrificën sublime të UÇK-së dhe gjakun e dëshmorëve. Të qëndrosh dhe të prosperosh në Kosovë është forma më e lartë e respektit për atë gjak,  është patriotizëm. Ne nuk mund ta nderojmë lirinë, dhe vlerat që e sollën duke e braktisur atë, kur ajo ka më së shumti nevojë për ne.
Në një Evropë që po bëhet gjithnjë e më ksenofobe, shtëpia juaj mbetet e vetmja derë ku nuk jeni “emigrantë”, por zotër të vendit. Kthimi nuk është humbje, është hapi më inteligjent për të siguruar familjen, kapitalin dhe kombin tuaj.
Kosova ka nevojë për mendjen dhe kapitalin tuaj. Ju keni nevojë për vendin që ju rriti, për ajrin, ujin e për sigurinë e tokës suaj!

Kontrolloni gjithashtu

Analisti Sadik Halitjaha propozon Xhavit Halitin për president

Pse PDK-ja, si partia e dytë më e madhe në opozitë, nuk e kandidon për …