leoni

Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Drejtësia duhet të veprojë për të adresuar skandalet e qeverisë

Profesori  universitar, Milazim Krasniqi, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për një sërë skandalesh që lidhen me tenderat njëburimorë, rezervat shtetërore, grante joligjore në bujqësi dhe mafiozitetin editorial në RTK. Ai ka theksuar se këto probleme nuk mund të zgjidhen përmes debateve politike, por kërkojnë ndërhyrjen e drejtësisë. Nëse drejtësia nuk vepron me vendosmëri për të adresuar këto çështje, dështimi i shtetit është i pashmangshëm. Ai theksoi se një shtet nuk mund të jetë i suksesshëm nëse qeveria e tij është e dështuar. “Skandalet e qeverisë me tenderë njëburimorë, me rezervat shtetërore, me grante joligjore në bujqësi, me mafiozitet editorial, nuk zgjidhen me debate politike. Këtu ka punë drejtësia. Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri. Nëse nuk vepron, dështimi i shtetit është rruga përpara, pasi nuk mund të ketë shtet të suksesshëm me qeveri të dështuar,” ka thënë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …