Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Kur Kosova renditet poshtë Serbisë, tregon sa keq jemi

Profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi, ka reaguar ashpër pas publikimit të Indeksit të Lirisë së Medias nga organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij”, ku Kosova ka rënë për 24 vende dhe është renditur pas Serbisë në nivelin rajonal. Krasniqi e cilësoi të papranueshme renditjen e Kosovës në vendin e 99-të, poshtë Serbisë, të cilën ai e përshkroi si shtet ku mediat ndodhen “nën terrorin e regjimit kriminal të Vuçiqit”. “Media në Serbi është nën terrorin e regjimit kriminal të Vuçiqit. Prandaj është në radhitje në vendin 96. Tash merre me mend sa keq është gjendja e medies në Kosovë, kur Kosova është edhe më poshtë se sa Serbia, në vendin 99,” shkroi ai. Krasniqi kritikoi ashpër qeverinë në fuqi për, siç tha ai, një qëndrim sistematikisht armiqësor ndaj mediave gjatë pesë viteve të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …