Milazim Krasniqi: Qeveria ka mashtruar qytetarët për situatën në veri

Profesori dhe publicisti Milazim Krasniqi ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka mashtruar opinionin publik lidhur me zhvillimet në veri të vendit. Ai ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe disa zyrtarëve të lartë qeveritarë, duke thënë se deklaratat e tyre për “suksese në veri” nuk përputhen me realitetin në terren. “Shqiptarët në Kosovë janë helmuar nga deklarata mashtruese të sveçlave, durmishave, bahtirave, atiqave, mujave e vetë Kurtit, për ‘suksese në veri’ dhe demek ‘po vjen era shtet’,” ka shkruar Krasniqi, duke shtuar se pavarësisht këtyre deklaratave, gjendja faktike e vendit mbetet e pandryshuar. Ai ka listuar disa elemente që, sipas tij, dëshmojnë mungesën e kontrollit real të qeverisë mbi zhvillimet strategjike: prezenca e forcave të KFOR-it, Gjykata Speciale, misioni i EULEX-it, UNMIK-u dhe detyrimi për të zhvilluar dialog me Serbinë për çështje të brendshme. “Asnjë prej këtyre nuk është nën kontrollin e Qeverisë së Kosovës,” ka theksuar ai. Sipas Krasniqit, e vetmja gjë që ka ndryshuar me ardhjen e Kurtit në pushtet është pranimi i Planit Franko-Gjerman dhe i Aneksit të Ohrit, të cilat ai i konsideron si “minë të kurdisur për karakterin unitar të shtetit të Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: VV po sulmon Kushtetuesen sepse iu hoq nga duart mjeti i bllokadës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e …