Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Siguria në veri të Kosovës varet nga KFOR-i, jo nga qeveritarët, sikur po paraqiten disa prej tyre

Profesori dhe analisti , Milazim Krasniqi, ka kritikuar  qeverinë e Kosovës për qasjen ndaj situatës së sigurisë në veri, duke theksuar rolin vendimtar të ushtarëve amerikanë të KFOR-it. Krasniqi e quajti të pabazuar përpjekjen e disa zyrtarëve për t’u shfaqur si garantë të sigurisë, duke anashkaluar kontributin e NATO-s. Ushtarët amerikanë patrullojnë në veri dhe ruajnë infrastrukturën dhe kufirin, ndërsa disa qeveritarë shesin poza si gjoja garantë të sigurisë. Këta qeveritarë e kanë tejkaluar çdo kufi të abuzimit, duke injoruar rolin vendimtar të KFOR-it, shkroi Krasniqi. Kritikat erdhën pas incidentit në kanalin Ibër-Lepenc, ku një sulm me bombë dëmtoi infrastrukturën ujore. Ministrat Xhelal Sveçla dhe Artane Rizvanolli publikuan video pranë kanalit pas sanimit të dëmeve, veprim që Krasniqi e cilësoi si mungesë mirënjohjeje ndaj misionit ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …