leoni

Millan Radojçiq ishte hidhëruar shumë me Mimoza Kusarin, pasi ajo kishte thënë Lista Serbe kontrollohet nga PDK-ja

Millan Radojçiq ishte hidhëruar shumë me Mimoza Kusarin, pasi ajo kishte thënë Lista Serbe kontrollohet nga PDK-ja

Në fund të kësaj pjese të dytë  të përgjimeve, Sllavko Simic i lexon Kusari-Lilës edhe një letër që Milan Radojicic i ka dërguar asaj, për shkak të një deklarate të dhënë, ku Kusari-Lila kishte deklaruar se Lista Serbe kontrollohet nga PDK-ja. Radojicic siç e citon Sllavko Simic thotë se PDK-ja i ka shkaktuar më së shumti probleme në jetë dhe thotë se do të përballet me PDK-në sa të jetë gjallë. Radojicic, sipas letrës, thotë se PDK-ja asnjëherë në jetë s’mund t’i japë urdhra. Në ketë letër, gjithmonë siç dëgjohet në këtë përgjim, Radojicic shpreh indinjatën e tij me Mimoza Kusari-Lilën se i ka thënë disa gjëra në media disa gjëra që ka folur me Sllavko Simicin e të cilat do të duhej të “mbesin mes nesh”. Sipas mesazhit të cilin e lexon Simic, Radojicic përmend një komunikim direkt që ka pasur me Mimoza Kusari-Lilën, por i thotë se nuk e publikon meqë “është njeri në rend të parë”.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …