Kryetari i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq tha për mediet se rruga evropiane e Malit të Zi është e padiskutueshme, dhe se politika e jashtme, duke u bazuar në marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare, nuk do të ndryshojë. I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë se nuk është reale të pritet tërheqja e njohjes së Kosovës, Millatoviq tha e mbështesim gjithçka për të cilën do të bien dakord Beogradi dhe Prishtina, duke anashkaluar faktin se bisedimet në Bruksel por zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se normalizimi i marrëdhënieve midis tyre është i rëndësishëm për të gjitha vendet në rajon, dhe Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë që do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha ai. Në deklaratat e mëparshme për media, ai ka konfirmuar se mbështet nismën rajonale të Ballkanit të Hapur, së cilës Mali i Zi aktualisht nuk i përket. Milatoviq tha se beson se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane dhe se Mali i Zi mund të jetë një partner i rëndësishëm atje, tha ai.
