Gjukanoviq

Milo Gjukanoviq: Mund të rrëzohet Qeveria e Abazoviqit nëse nënshkruan Marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe

Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq,  ka paralajmëruar kryeministrin e shtetit, Dritan Abazoviq se mund t’i rrëzohet qeveria e tij e pakicës, nëse nënshkruan Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Gjukanoviq, duke folur për tekstin e marrëveshjes, ka thënë se ajo përmban pjesë që “falsifikojnë historinë e Malit të Zi”. Marrëveshja do të ishte e pranueshme për nënshkrim nëse nuk do të kishte interpretime të historisë. Gjukanoviq ka thënë se inicimin e rrëzimit të Qeverisë Abazoviq do ta bëjë këtë të dielë, nëse jetësohet marrëveshja. Paralajmërimet për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë, nuk kanë qenë befasi për mua ka thënë Gjukanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Përçarje në GUXO, Blakaj me akuza të rënda ndaj Gërvallës dhe Pecit

Përçarjet brenda Partisë Guxo po thellohen, pasi ish-anëtari i kryesisë së degës në Pejë, Ruzhdi …