Mimoza Ahmetaj

Mimoza Ahmetaj shprehet skeptike për përfitimin e Kosovës nga fondi i BE-së për shkak të sanksioneve

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj, ka shprehur skepticizëm për mundësinë që Kosova të përfitojë nga fondi i Bashkimit Evropian prej 880 milionë eurosh, i dedikuar për Planin e Rritjes. Ahmetaj theksoi se sfidat e brendshme dhe sanksionet ndaj Kosovës përbëjnë pengesa të mëdha për përfitimin nga ky fond. Në prag të vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 26 tetor, Ahmetaj e vlerësoi vizitën si të rëndësishme për zhvillimet e ardhshme në rajon dhe për të parë qëndrimin e BE-së në lidhje me përfitimet e Kosovës nga fondet e BE-së. Ajo, megjithatë, mbetet skeptike se Kosova do të mund të përfitojë nga ky fond për shkak të sanksioneve që vendi po përballet. Kosovës i takon një pjesë nga fondi prej 6 miliardë eurosh, ku rreth 880 milionë euro janë të dedikuara për të. Por është e vështirë të pritet që Kosova do të përfitojë ndonjëherë nga ky fond, duke pasur parasysh se vendi është ende nën sanksione,” tha Ahmetaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …