leoni

Ministrat e Jashtëm: Mevlut Çavushoglu, Sergej Lavrov e Dimitri Kuleba po takohen në Turqi për bisedime lidhur me Ukrainën

Ministrat e Jashtëm: Mevlut Çavushoglu, Sergej Lavrov e Dimitri Kuleba po takohen në Turqi për bisedime lidhur me Ukrainën

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitri Kuleba, ka arritur në Antalje  për takimin trepalësh të ministrave të Jashtëm Rusi-Ukrainë-Turqi që organizohet sot  me ndërmjetësimin e Turqisë. Avioni privat me Kuleba-n dhe delegacionin ukrainas u ul dje në aeroportin e Antalies. Delegacioni u nis për në hotelin e qendrës turistike Belek, rrethi Serik. Dje në Antalie ka arritur  edhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Ministrat e Jashtëm Mevlut Çavushoglu, Sergey Lavrov dhe Dimitri Kuleba po takohen sot në një  hotel në qendrën turistike Belek,  për bisedime lidhur me luftën në Ukrainë. Ministri turk Mevlut Çavushoglu ka zhvilluar një takim me ministrin ukrainas, Dimirti  Kuleba, para bisedimeve trepalëshe.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …