Ministrat e Shqipërisë dhe Kosovës biseduan për unifikim e sistemit arsimor në mes të dyja vendeve

Ministrat e Shqipërisë dhe Kosovës biseduan për unifikim e sistemit arsimor në mes të dyja vendeve

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i Diasporës, Valon Murati zhvilluan sot një takim me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve të Shqipërisë dhe ekspertëve për hartimin e kurrikulave. Temë qendrore e takimit në mes tyre ishte rritja dhe fuqizimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve shtetërore të të dyja vendeve në fushën e arsimit dhe edukimit. Me këtë rast, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami përgëzoi të gjithë mësimdhënësit të cilët punojnë më nxënësit në diasporë dhe theksoi se ministria që ai drejton do të vazhdojë të mbështesë me tekste shkollore e forma të ndryshme zhvillimin me sukses të mësimit plotësues të gjuhë shqipe në diasporë. Ndërkohë ministri i Diasporës, Valon Murati tha se shkolla shqipe duhet të mbështetet në vazhdimësi, që të kemi kontinuitet të zhvillimit të mësimit atje. Përfaqësuesi i Shqipërisë, Erzen Tola, thsksoi se Ministria e Arsimit e Shqipërisë merr përsipër realizimin e marrëveshjes së përbashkët si një produkt jashtë zakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e mësimit plotësues në diasporën tonë dhe se kjo çështje do të diskutohet edhe në nivelet e larta politike të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen shkollat deri në 27 mars 2020 për shkak të përhapjes së koronavirusit

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve. Janë afër …