Arsim Bajrami

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka uruar Marjan Demën për zgjedhjen në pozitën e rektorit të UP-së

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka uruar Marjan Demën për zgjedhjen në pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe i ka ofruar mbështetje dhe bashkëpunim e plotë në realizmin e programit të punës për fuqizimin e Universitetit. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vlerëson lartë procesin e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme dhe të parakohshme në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili u përmbyll sot me rastin e zgjedhjes së Rektorit të Universitetit nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Me këtë rast, falënderojmë të gjithë bartësit e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet e organeve të Universitetit për përkushtimin dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të rregullta dhe transparente.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Deri më tani në Kosovë nuk është lëshuar asnjë leje për prodhimin e dronëve luftarakë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se deri më tani në Kosovë …