Bujar Osmani: Përfshirja e Kosovës në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoni, nuk ndikon në procesin zgjedhor

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se përfshirja e politikës zyrtare të Kosovës në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, nuk do të ndikojë në procesin zgjedhor, por mund të reflektohet në fragmentimin e politikës shqiptare, tendencë e nxitur nga faktorë të jashtëm, nënvizoi  ministri Osmani,  pas takimit në Shkup me ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ai theksoi “rëndësinë e unifikimit jo vetëm si shqiptarë, por edhe të të gjitha fuqive progresive në rajon për të ardhmen e përbashkët të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane”. Deklaratat  e ministrit, Bujar Osmani, janë në radhët e reagimeve  që po vazhdojnë në Maqedoninë e Veriut pasi Lëvizja Vetëvendosje  ka vendosur të jetë pjesë e koalicionit të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që njihet me emrin Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …