Ministri i Diasporës, Valon Murati u takua edhe me rrjetin e të rinjve dhe studentëve shqiptarë në Berlin

Ministri i Diasporës, Valon Murati u takua edhe me rrjetin e të rinjve dhe studentëve shqiptarë në Berlin

Në kuadër të vizitës në Gjermani, ministri i Diasporës, Valon Murati u takua edhe me rrjetin e të rinjve dhe studentëve shqiptarë në Berlin. Gjatë këtij takimi ministri Murati theksoi nevojën dhe rëndësinë e procesit të rrjetëzimit të studentëve dhe të rinjve në diasporë, ndërsa potencoi nevojën e krijimit të urave të ngushta të bashkëpunimit mes tyre dhe rrjetit të bizneseve shqiptare në diasporë, si dhe strukturat tjera, që punojnë në fusha të ndryshme. Kryetari i rrjetit të studentëve dhe të rinjve në Berlin, Agon Kamberi, prezantoi para ministrit projektet që kjo organizatë i ka realizuar gjatë një viti, si dhe e njoftoi për planet që i kanë në të ardhmen. Gjatë qëndrimit në Berlin, ministri Valon Murati vizitoi edhe disa biznese të suksesshme të shqiptarëve si “Kelmendi GmbH” dhe restorantin “Nuovo Mario”.

Kontrolloni gjithashtu

Safet Gërxhaliu: Kosova ka humbur rreth 1 miliard e 200 milion euro

Njohësit e fushës së ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen se për shkak të mosratifikimit të marrëveshjeve …