Ministri, Ejup Maqedonci, bisedoi me shefen e operacioneve aktuale, divizioni për operacione i SHP të NATO-s, Ariella Viehe

Ministri, Ejup  Maqedonci, bisedoi me shefen e operacioneve aktuale, divizioni për operacione i SHP të NATO-s, Ariella Viehe. Ai ka theksuar se  shefen  Viehen e ka informuar për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen. “Gjatë takimit gjithashtu biseduam për gjendjen e sigurisë në Kosovë, theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s. Ejup Maqedonci  ka nënvizuar që do të vazhdojnë me përkushtim të koordinohen e të bashkëpunojnë gushtë si ministri me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT). Trajnimet e përbashkëta me forcat aleate, ngritja e kapaciteteve të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, investimet në personel e pajisje janë hapat që kemi ndërmarr në përmbushjen e synimeve tona”. Shefja  e operacioneve aktuale, divizioni për operacione i shtabit të përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe,  shprehu vlerësim të lartë për profesionalizmin e treguar nga ana e Policisë së Kosovës në menaxhimin e sulmit të 24 shtatorit, e po ashtu theksoi se NATO ka rikonfimuar mbështetjen për KFOR-in dhe Kosovën”, ka shkruar Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …